Demë Sadiku: Shqiponja, klubi më i suksesshëm në garat ndërkombëtare

Hendboll

Demë Sadiku: Shqiponja, klubi më i suksesshëm në garat ndërkombëtare

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:33
Demë Sadiku: Shqiponja, klubi më i suksesshëm në garat ndërkombëtare

Shqiponja nga Gjakova nuk ka më shumë se dy dekada (20 vjet) që u themelua por ka arritur rezultate të lakmueshme, sidomos në rrafshin ndërkombëtar.

Klubi nga Gjakova ka ambicie të mëdha për të ardhmen, që të janë edhe më të forta dhe të luftojnë për trofe. 

“KHF Shqiponja nga Gjakova edhe pse klub relativisht i ri themeluar menjëherë pas luftës, në vitin 2000, për këtë periudhë kohore ka arritur të stabilizohet dhe të jetë ndër ekipet më cilësore në vend”, - deklaron Demë Sadiku,  sekretar i klubit, i cili është një nga veprimtarët më të mëdhenj të hendbollit. 

Image

“Kur themi se është ndër klubet më stabile bazohemi në rezultatet e arritura në kampionatet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare si dhe në numrin e reprezentueseve që ka dhënë klubi në të gjitha seleksionet e Kosovës e që nuk është i vogël, më shumë se 30 lojtare të KHF Shqiponja e kanë përfaqësuar Kosovën në gara të ndryshme në të gjitha kategoritë.

Prej rezultateve në garat vendore dallojmë titullim Kampione e Kosovë në sezonin 2017/2018,dy herë vendi i dytë në Kosovë dhe katër here në finale të Kupës së Kosovës.

Image

Me kadete dy here Kampione të Kosovës e po ashtu dy here Kampione të Kosovë edhe me pioniere.

Kur flasim për suksesin në garat ndërkombëtare atëherë duhet cekur se disa vite me radhë KHF Shqiponja e ka përfaqësuar Kosovën dhe këtë me mjaftë sukses duke hyrë dy here radhazi në1/8 e finales pra ndër 16 ekipet më të mira në Challenge Cup të Europës) rezultat që nuk e ka arritur asnjë ekip në asnjë sport kolektiv në Kosovë.

KHF Shqiponja me mjaftë sukses e organizon Turnirin e vetë Ndërkombëtar ‘Shqiponja 2000’ ku kanë marrë pjesë ekipe me renome nga rajoni dhe Kosova e ku KHF Shqiponja ishte 9 herë fituese në konkurrencë mjaft të fortë.

Po ashtu KHF Shqiponja ka marrë pjesë edhe në turneun ndëkombëtar në Plavë – Mali i Zi ku një herë u shpallë kampion e një here nën kampion.

Image

Po ashtu KHF Shqiponja vite me radhë e ka nderuar me pjesëmarrje Turnirin në Istog për nder të ish Kryetarit të Komunës Fadil Ferati dhe disa vite me radhë ishte fituese e atij turneut. Këtë vit po synojmë përforcime me disa lojtare të reja dhe me perspekivë në mënyrë që të vazhdojmë me suksese”, përfundon Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat