Holanda shfryhet keq ndaj Kosovës, kjo nuk pritej  

Hendboll

Holanda shfryhet keq ndaj Kosovës, kjo nuk pritej  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:32
Holanda shfryhet keq ndaj Kosovës, kjo nuk pritej  

Kombëtarja e Holandës U-19 ka shënuar fitore të thellë 53:14 (30:6) ndaj Kosovës U-19, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B të Kampionatit Evropian U-19, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Dorën në zemër, Holanda u fut si favorite e madhe por jo edhe të arrijë fitore aq të thellë ndaj vashave tona.

Ajo që bie në sy, në minutën e 23-të, rezultati 23:4, ndërsa në fund të pjesë së parë 30:6. 

Çfarë do të thotë se Holanda për 30 minutat e parë e ka pasur mesataren e golave nga një për minutë, kjo është diçka që nuk pritej dhe i sikletshëm për trajnerët tanë, ndërsa të hendbollistet tona vërehej një papërvojë por edhe mos puna nëpër klubet tona. 

Ndryshe nuk shpjegohet ky debakël.

Në pjesën e dytë, vashat holandeze, nuk ndaleshin, por shfryheshin mdaj Kosovës duke e mundur me 39 gola diferencë.

Një humbje e rëndë, që nuk lë fjalë as për justifikim!  Këmbanat po rrahin për ata që kanë vesh, hendbolli ynë është në krizë.

Klubet duhet ti përvjelin mëngët, të punojnë me të reja, se ky rezultati i sotëm është shumë i keq dhe nuk e meriton Kosova, sepse ka traditë gati 70 vite në këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat