Anëtari i bordit të FHK-së, i irrituar me debaklin e Kombëtares së Kosovës: Ishujt Faroe me 48 000 banorë...

Hendboll

Anëtari i bordit të FHK-së, i irrituar me debaklin e Kombëtares së Kosovës: Ishujt Faroe me 48 000 banorë...

Nga: K.Goca Më: 11 korrik 2021 Në ora: 20:48
Xhavit Morina

Xhavit Morina,  ish hendbollist (kapiten i KH Kastriotit nga Ferizaj në vitet e pasluftës), anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, është i irrituar me humbjen e kombëtares së Kosovës U-19 (femrat), me rezultat 34:15 nga Ishujt Faroe U-19, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-19. 

Morina çuditet se Ishujt Faroe me 43 mijë, ta mposhtin aq bindshëm Kosovën. 

“Me rëndësi pjesëmarrja!

Ky avaz i stërvjetruar do të na dërgoj në humnerë.

Deshta me ju tregu se Ishujt Faroe kanë 48 000 banorë, tri herë më pak se Ferizaj e mos ta përmendi tërë Kosovën.

Si anëtar i bordit të FHK-së jam tepër i irrituar me këto rezultate të Përfaqësueses sonë.

Duhet të mblidhemi sa më parë, jo vetëm ne anëtarët e bordit por edhe emrat që kanë vlerë për hendbollin Kosovar. Të diskujtojmë për të ardhmen e hendbollit e pse jo edhe një tryezë e të diskujtomë së bashku për të mirën e hendbollit”, ka shkruar Morina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat