Klubi nga Serbia rival i mundshëm i Prishtinës

Hendboll

Klubi nga Serbia rival i mundshëm i Prishtinës

Nga: K.G. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:05
Klubi nga Serbia rival i mundshëm i Prishtinës

Prishtina bën plane për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).

Bardhekaltrit fokusin e kanë edhe tek ndeshjet evropiane dhe me shpresë se do të kanë fat edhe në short. 

Nga rivalët e mundshëm është edhe klubi nga Serbia, Zhelezniçari i Nishit.

Image

Rivalët e mundshëm

“Sot kemi kuptuar kundërshtarët e mundshëm në garat ndërkombëtare, EHF European Cup. 

Prishtina do të nis garat si bartëse e raundit të parë ku garojnë 30 skuadra gjithsej. 

Shorti është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator”, shkruan në faqen e KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat