Më 16 korrik fillon afati kalimtar

Hendboll

Më 16 korrik fillon afati kalimtar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:52
Më 16 korrik fillon afati kalimtar

Më 16 korrik fillon afati i rregullt kalimtar veror për hendbollistë dhe hendbolliste. Vendimin e mori Bordi i FHK-së, me propozim të Komesarit të Garave.

Të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë të gjithë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që e kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre.

Lojtarët që aplikojnë për status të lirë, të drejtën e kalimit mund ta shfrytëzojnë deri më 15 tetor 2021. Lojtarët që vijnë nga klube jashtë Kosovës, të drejtë kalimi kanë deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Marrë për bazë që tetë skuadra janë paraqitur për të garuar në Evropë, shpresohet për një afat kalimtar të pasur.

Një pjesë e skuadrave janë duke punuar për të finalizuar marrëveshjet me lojtarë që synojnë t’i kenë në përbërje në edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat