Kosova e përfundon me humbje evropianin

Hendboll

Kosova e përfundon me humbje evropianin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:24
Kosova e përfundon me humbje evropianin

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ka përfunduar të dielën paraqitjen në Evropianin e Divizionit B në Shkup.

Vajzat tona ndeshjen e fundit e kishin ndaj Finlandës. Rezultati në fund ishte 39:26 në të mirë të Finlandës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për finlandezet. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar.

Sërish në paraqitjen e Kombëtares tonë kanë ndikuar gabimet e shumta teknike si dhe lëshimi i rasteve të mira për gol. Alma Nivokazi i ka shënuar 7 gola, ndërsa nga 5 i kishin Natalija Milatoviq dhe Elisa Mulaj.

Ndonëse rezultatet nuk ishin ato që synoheshin, ky Evropian do t’i shërbejë këtyre vajzave për të ardhmen në hendboll.
Tani na presin Evropiani për hendbollistet deri 17 vjet dhe ai për hendbollistët deri 19 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat