Besa Famgas sërish ndeshet me klubin serb

Hendboll

Besa Famgas sërish ndeshet me klubin serb

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:22
Besa Famgas sërish ndeshet me klubin serb

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të ketë punë të vështirë në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Besa është skuadra e vetme që nis garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (meshkujt).

Besa do të takohet me skuadrën serbe Borcin e Banjallukës, e cila Bosnjë-Hercegovina. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë.

Besa e Borci ishin takuar edhe edicionin e kaluar. Ishin luajtur dy ndeshje shumë të forta. Ndonëse kishte fituar në Pejë, Besa nuk avancoi tutje, pasi humbi me një gol më shumë në Banjallukë. Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos në aksionet e fundit.

Ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për meshkuj luhen më 16/17 dhe 23/24 tetor. Borci është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e dytë luhet në Pejë.

Kampionia jonë natyrisht do ta kërkoj revanshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat