Shala: Ky bord i FHK-së, jo që po del jo profesional por edhe qesharak

Hendboll

Shala: Ky bord i FHK-së, jo që po del jo profesional por edhe qesharak

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:14
Shala: Ky bord i FHK-së, jo që po del jo profesional por edhe qesharak

Kryetrajneri i fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, Faruk Shala, ka komentuar në shkrimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, me titull: “Bordi i FHK-së vendos të përkrah klubet për gara evropiane”.

Shala shprehet kritikë ndaj disa anëtarëve të Bordit të FHK-së.   

1. Së pari ky nuk është vendin për përkrahje të klubeve në Kupa të Evropës, por ky është vendim për zvogëlim të përkrahjes së klubeve pjesëmarrëse në Kupa të Evropës, sepse të gjithë e dimë që deri tani mbështetja financiare ka qenë më e madhe.

2. Ky bord jo që po del jo profesional nganjëherë edhe qesharak, disa anëtar të bordit jo të gjithë mendojnë që janë bord i FHK-së për me i mbrojt interesat e klubit të vet në FHK, gjë që s’kanë nevojë, po harrojnë që janë aty për të gjitha klubet, më mirë është me thënë të vërteten që Ministria e Sportit këtë vit e ka zvogëluar mbështetjen financiare për FHK-në apo keni frikë të thuani këtë, më mirë me u angazhuar me gjet fonde për FHK e jo mi mbrojt interesat e klubeve te veta duke i sulmuar klubet që nuk kanë anëtarë në bord.

Është e çuditshme se si disa nga anëtarët e bordit na lodhin duke na dërguar emaila duke kritikuar punën e FHK-së (duke kritikuar vetveten) apo doke dal nëpër deklarata në media duke kritikua FHK-në e përfaqësuesen e vet, duke dal naive më vonë për shkak të mungesës se informatave dhe njohurive të përgjithshme, duke kërkuar tubime te odave te burrave, ju lutemi te jeni më profesional sepse nuk përfaqësoni vetveten aty por të gjitha klubet.

2000 euro nuk i mbulojnë as shpenzimet e referëve për një ndeshje ndërkombëtare.

Kjo është si m’ia dhënë vitrat një klubi, te paktën është mirë me thënë të vërtetën që kemi zvogëluar mbështetja financiare për klubet ne mungesë mjeteve apo ku ta di unë arsye.

Vendimi duhet tjerë profesional dhe transparent.

Gjatë gjithë vitit e kritikoni Komisarin e Garave për mungesë profesionalizimi, sepse ju ka turbulluar ujit klubeve tuaja tash të njëjtin e rizgjidhni Komisarë të Garave, e çuditshme apo jo!”, komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat