Fillojnë stërvitjet e Kosovës U17

Hendboll

Fillojnë stërvitjet e Kosovës U17

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:05
Fillojnë stërvitjet e Kosovës U17

Kanë filluar stërvitjet e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat).

Nën udhëheqjen e trajnerëve Arben Parduzi dhe Granit Sahiti, vajzat tona kanë ushtruar në palestrën e qytetit në Ferizaj.

Kombëtarja do të përgatitet deri më 5 gusht në Ferizaj. Më 7 gusht Kosova U17 e luan ndeshjen e parë të Evropianit që mbahet në Klaipeda të Lituanisë.

Te vajzat ka vendosmëri që ta japin më të mirën në stërvitje që të jenë gati për Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat