Hasan Bajrami: Kastrioti, për mua ishte për turp...

Hendboll

Hasan Bajrami: Kastrioti, për mua ishte për turp...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:09
Hasan Bajrami: Kastrioti, për mua ishte për turp...

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Hasan Bajrami, nuk mund të pajtohet në asnjë formë me gjendjen që po kalon hendbolli në përgjithësi, sidomos ish klubi i zemrës së tij, Kastrioti nga Ferizaj.

Ai shprehet kritikë.  

Pse bash në vitin 2000 keni deklaruar se nuk ka hendboll, kjo deklaratë e juaj sot e asaj dite po fuqizohet gjithnjë e në shumë dhe çfarë keni vërejtur atëkohë?

“Asgjë nuk kam vërejtur, por kur jam takuar me Popoviqin, ai ka qenë sekretar i Lidhjes së Hendbollit të Belgjikës, me të cilin u takuam dhe u ulem me biseduar. 

Kështu mu drejtua: A e di ku është hendbolli i Belgjikës?

E fundit është Shqipëria dhe e parafundit Belgjika, nuk e përmendi Kosovën sepse atëkohë ende ka pas hendboll. Në bazë të asaj e mora atë konkludim.  

Ka stagnuar Kosova shumë me hendboll. Mos me qenë Besa dhe Istogu, nuk ka hendboll. 

Pas 28 - 30 viteve, nga koha e gjeneratës tonë, Kastrioti, për mua ishte për turp, vdekje. E para nuk ishin as dhjetë veta në sallë, nuk kishin pas as trajner, po flas çka kam pa para 2 viteve,  çfarë me fol më shumë”, përgjigjet Bajrami për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Duhet theksuar se në vitet e 80-ta, Bajrami ka qenë prej hendbollistëve më të mirë në ish Jugosllavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat