Mikushnicë, në kohën tuaj ke luftuar për ligën me të fortë në botë, sot Vushtrria në ligën më të ultë!

Hendboll

Mikushnicë, në kohën tuaj ke luftuar për ligën me të fortë në botë, sot Vushtrria në ligën më të ultë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:21
Mikushnicë, në kohën tuaj ke luftuar për ligën me të fortë në botë, sot Vushtrria në ligën më të ultë!

Po qan Vushtrria për një trajner si Tefik MIkushnica. 

Po qajnë ata që e njohin në thelb Tefik Mikushnicën! 

Trajner që ka dhënë shumë, kur edhe sot flasin për të, me fjalët më miradije. 

Ai në vitet e 80-ta, me Kosovën e Vushtrrisë luftonte që të ngjiteni në ligën ndër më të fortë në botë, në ish Jugosllavi!

Një Tefik karizmatik, që ndërtojë një Kosovë të fuqishme të asaj kohe së bashku me strukturat e asaj kohe.

Dikur Vushtrria ishte një ekip me zë, i frikshëm e luftonte për të hyrë në njërën nga ligat më të forta në botë, e sot ka rënë në ligën me të ultë të Kosovës.

A mos vallë se kjo ligë sot është më cilësore, se kur ishin tetë shtete me një shtet. Ngjan edhe kjo! 

Kosova e Vushtrrisë përbëhej nga shqiptarët edhe në vitet e 80-ta, pothuajse 100 për qind shqiptarë, luanin me zemër luani dhe shkriheshin në fushë për ngjyrat e klubit.

Vushtrria sot ka mall ta shoh një trajner të kalibrit të Tefik Mikushinca.  

Vushtrria sot vuan për një klub të organizuar e për një trajner si Mikushnica.

Vushtrria është mëkat të bie në ligën më të ultë, që ka një tifozeri të mrekullueshme siç janë “Forca”, po ashtu kanë palestër simpatike, por ka rënë nga liga!

Mikushnicë, hë burrë, fol një herë e tregoju ‘ekspertëve vushtrrias’ se si duhet vepruar që të mbahet fuqishëm një klub dhe si duhet pas një viti të rikthehen në elitë.

Heshtja e juaj, do të thotë shumë. Të gjithë e dijnë se MIkushnicës i dhemb në shpirt rënia e Vushtrrisë nga liga. Edhe kur i shkoni loti për klub nuk vërehet, se nuk do që t’i shihet loti nga ata që nuk marrin vesh me hendboll sepse nuk e kuptojnë lotin e strategut.

Vushtrria, një qytet i lashtë, që dha shumë sportistë, duhet të këndellet dhe të gjej një Tefik Mikushnicë tjetër, të kthejnë krenarinë! Vushtrria ra prej lige, dikush duhet të jap llogari për dështime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat