Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me FSUNK

Hendboll

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me FSUNK

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:05
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me FSUNK

Është nënshkruar të hënën Memorandumi i Mirëkuptimit me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) lidhur me organizimin e Kampionatit Botëror për Universitete në hendboll.

Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të FSUNK, kryetarja Diellza Shaqiri.

Memorandumi ka për qëllim koordinimin lidhur me organizimin e Botërorit të Universiteteve që mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë.Për këtë organizim të rëndësishëm, FHK-ja e ka përgjegjësinë që të merret me çështjet profesionale. Ndër të tjera caktohen selektorët në të dy gjinitë dhe ekipet që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Po ashtu FHK-së i takon organizimi i garave në palestër, organizimi i seminareve për gjyqtarë, delegatë dhe trajnerë.

Federata jonë vazhdimisht është shquar si organizatore shembullore e ngjarjeve ndërkombëtare. Pas Kampionatit të IHF-së për Vendet me Hendboll në Zhvillim, kemi organizuar Trofeun IHF për Evropë dhe për nivelin Interkontinental.

Po ashtu në shumë raste kemi organizuar turne kualifikues dhe vazhdimisht jemi vlerësuar lartë. E organizojmë edhe shkollimin sipas RINCK Konventës së EHF-së dhe gjithë këtë përvojë e vëmë në shërbim të kësaj ngjarje universitare.

Presidenti Saraçini ka premtuar angazhim të pakursyer që ngjarja e hendbollit universitar të jetë tregim suksesi, si gjithnjë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat