Franca në festë, kampione olimpike 

Hendboll

Franca në festë, kampione olimpike 

Nga: K.Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:55
Franca në festë, kampione olimpike 

Franca është kampion i ri olimpik në hendboll (meshkujt). Danimarka nuk e mbrojti titullin.

Francezët shënuan fitore me rezultat 25:23 ndaj Danimarkës, në finalen e madhe që u zhvillua sot në “Yoyogi National Gymnasium” të Tokios. 
Danezët ishin si favoritë, por nuk ia dolën ndaj Francës së disponuar., edhe pse në sekondat e fundit patën rastin që të barazojnë e të shkojnë në shtesë. 

“Trekolorët” arritën të shkëputen në 4 gola epërsi (14:10) në 30 minutat e parë.

Francezët e filluan shumë mirë pjesën e dytë dhe kaluan shpejt në epërsi me 6 gola (16:10).

Danezët nuk u dorëzuan, kështu që të udhëhequr nga Hansen ata iu afruan vetëm një gol (22:21), rezultat në të cilin portieri Gerard mbrojti goditjen e Giddsel. 

Zenti mbrojti një penallti prej 7 metrash nga Hansen në minutën e 55-të, duke çuar Francën në epërsi me 23:21, por danezët nuk u dorëzuan, duke iu afruar rezultatit 24:23, dhe patën një sulm për barazim por pa sukses. Sidoqoftë, francezët shënuan fitore dhe u kthyen në fronin olimpik.

Remili me pesë gola ishte më efikasi në kampin fitues, ndërsa tek Danimarka individi më i mirë  Mikel Hansen me nëntë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat