Rugova vazhdon me Istogun

Hendboll

Rugova vazhdon me Istogun

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:44
Rugova vazhdon me Istogun

Albina Rugova, prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë, i qëndron besnike klubi të Istogut, fituese e Kupës së Kosovës. 

Istogu ka synime të mëdha në edicionin e ri, përveç që të luftojë për trofe edhe të garojë me sukses në garat evropiane.

“Kapitenja i qëndron besnik klubit të zemrës, vazhdon kontratën me Istogun.

Hendbollsitja më e mirë e Kosovës, Albina Rugova, ka vazhduar kontratën më Istogun, aloja e majtë e Istogut dhe përfaqësueses së Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e saj të zemrës dhe pritet ta udhëheq Istogun drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare dhe atë vendore.

Në ditët e ardhshme Istogut pritet t’i bashkohen edhe dy hendbolliste nga jashtë vendit në mënyrë që të jemi sa me të fortë për edicionin e sivjetshëm të EHF European Cup”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat