Ahmetxhekaj vazhdon me Istogun

Hendboll

Ahmetxhekaj vazhdon me Istogun

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:08
Ahmetxhekaj vazhdon me Istogun

Portën e Istogut do vazhdoj ta mbroj Blerta Ahmetxhekaj portierja e dalur nga akademia e Istogut e cila më këtë klub ka fituar të gjitha trofetë e mundshem si me gjenerata të reja ashtu dhe me skuadrën e parë, e po ashtu është paraqitur për gjeneratat zingjir të përfaqesusës së Kosovës dhe për kombëtarën A.

Ahmetxhekaj ka zgjedhur të vazhdoj bashkëpunimin me Istogun për kundër ofertave nga jashtë vendit.

KHF Istogu ka ndërprerë bashkëpunimin me disa hendbolliste nga jashtë vendi, ndërsa këto ditë po vazhdon bashkëpunimin me disa prej tyre, gjithashtu po afrohen hendbolliste të reja.

Istogu këtë vit pritet të paraqitet më shumë ndryshime në përbërje, por me ambicie të përhershme, si një skuadër e trofeve dhe e paraqitjës dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat