Muratoviq nuk e tradhton Istogun

Hendboll

Muratoviq nuk e tradhton Istogun

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:30
Muratoviq nuk e tradhton Istogun

Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, nuk e tradhton Istogun por vazhdon kontratën me këtë ekip që ka synim titullin dhe Kupën e Kosovës, si dhe paraqitje sa më të mira në rrafshin ndërkombëtar. 

Faruk Shala, kryetrajner është i lumtur që lojtarja më e mirë vazhdon me Istogun duke i përforcuar edhe më shumë synimet e tija. 

“Muratoviq vazhdon me Istogun.

Hendbollistja malazeze Esma Muratoviq e cila ka kaluar nëpër të gjitha gjeneratat e kombëtares së Malit të Zi dhe kombëtaren A, për kundër ofertave të shumta nga vendet tjera të Evropës i ka qëndruar besnike skuadrës në të cilën ka arritur suksese të mëdha, Istogut.

Muratoviq ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, bashkë drejt trofeve dhe sukseseve të reja si në kampionatin e Kosovës ashtu edhe në EHF European Cup”, njofton KHF Istogu, fituese e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat