​Kosova, nikoqire e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll 2022

Hendboll

​Kosova, nikoqire e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll 2022

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:25
Foto nga takimi

Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll i cili do të mbahet me datat 11 - 17 korrik 2022. Federata e Sportit Universitar të Kosovës do të pres 32 ekipe universitare, dhe rreth 500 sportistë dhe studentë nga e gjithë bota.

Organizimi i garave ndërkombëtare në Kosovë është politikë e re e programit të Qeverisë së Kosovës. Përkrahja shtetërore për organizimin e këtij kampionati u sigurua sot përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe Federatës së Sportit Universitar të Kosovës.

MKRS do të mbështet organizimin e këtij kampionati në vlerë prej 100,000.00 EUR. Ndërsa, MAShTI do të siguroj përkrahje infrastrukturore si: akomodimi i 500 sportistëve në Qendrën e Studentëve, ofrimi i shërbimeve funksionale në Menzën e Studentëve dhe sigurimi i palestrës sportive “1 Tetori” për zhvillimin e kampionatit.

Nënshkrimi i memorandumit u bë nga Ministri Hajrulla Çeku, Ministrja Arbërie Nagavci dhe Kryetarja e FSUNK, znj. Diellza Shaqiri Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat