Lamtumirë Kosovë! Suzana transferohet në Francë!

Hendboll

Lamtumirë Kosovë! Suzana transferohet në Francë!

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:18
Lamtumirë Kosovë! Suzana transferohet në Francë!

Vajza nga Sukuruqi i Tuzit të Malit të ZI, Suzana Ujkiq, pas katër viteve i thotë lamtumirë Istogut dhe Kosovës.

Largimi i saj pritej prej muajsh ashtu edhe ndodhi, kësisoj hendbollistja e kombëtares së Kosovës, do të vazhdojë karrierën në ndonjë ekip në Francë.   

Ujkiq në fund të nëntorit të vitit 2017, iu bashkua Istogut, duke fituar një titull dhe dy herë Kupën e Kosovës.

“Pivotmenja e Istogut, Suzana Ujkiq, pas 4 viteve te kaluara në Istog më mirëkuptim më klubin i kanë ndarë rrugët, Suzana Ujkiq është transferua ne hendbollin Francë ku për të do të jetë një eksperiencë e re.

Istog para katër viteve i kishte besuar pozitën e pivotmenes hendbollistës shqiptarë nga Malësia e lindur dhe e rritur në Tuz të Mali të Zi ndonëse kishte vite që kishte braktisur hendbollin qysh ne moshën fëmijërore.

Për një kohë të shkurtë Suzana Ujkiq me skuadrën e Istogut arriti t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm si: titullin dhe kupën e Kosovës dhe suksese të jashtëzakonshëm ne kupat evropiane. 

Po ashtu edhe në aspektin personal shpejt arriti të jetë pivotmenja më e mirë në vend duke u bërë pjesë e kombëtares se Kosovës ku u paraqit në kualifikime për kampionat evropian e botëror. 

KHF Istogu, bashkëlojtarët, trajneri dhe udhëheqësia e klubit hendbollistës Suzana Ujkic i janë mirënjohës për kontributin e dhënë në klubin e hendbollit Istogu duke e falënderuar dhe uruar shumë fat dhe suksese ne vazhdim te karrierës”, shkruan në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat