Suzana, vajza nga Mali i Zi, emocionon me fjalë që thotë për Kosovën!

Hendboll

Suzana, vajza nga Mali i Zi, emocionon me fjalë që thotë për Kosovën!

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 19:38
Suzana, vajza nga Mali i Zi, emocionon me fjalë që thotë për Kosovën!

Si gjithmonë afatet kalimtare verore sjellin ndryshime të Kontinentit të Vjetër e kudo bë botë, kështu ndodhi edhe në hendbollin e Kosovës.

Vajza nga Tuzi i Malit të Zi, Suzana Ujkiq,me nënshtetësi të Kosovës,  pas katër viteve ndanë rrugët me fituesen e Kupës së Kosovës, Istogun.

Vajza nga mali i Zi, emocionon me fjalët për Kosovës. Ajo thotë se largimi nga Istogu dhe Kosova, i duket se ka mbetur pa një pjesë të trupit.
Hendbollistja shprehet se shumë shpejt do të publikojë emrin e ekipit që do firmos në Francë.  

“Faleminderit KHF Istogut, faleminderit tifozëve e qytetarëve, faleminderit Kosovë!

Image

Tina Hetemi dhe Suzana Ujkiq

E dija që një ditë do të ndahem me klubin e hendbollit Istogu, me të cilin kolektiv kalova katër vitet e arta, të paharrueshme, me gëzime e suksese, duke fituar me ekip një titull kampioni dhe dy Kupa të Kosovës, me rezultate të mira në garat evropiane.

Katër vite që me dhuruan emocione, kënaqësi e dashuri sportive, në një qytet të respektuar i cili  jeton me hendbollin dhe sportin.

Image

Faruk Shala këshillonte lojtaret

Falënderoj kryetrajnerin Faruk Shala, nga ai cili mësova shumëçka dhe me dha hapësirën e merituar, falënderoj kolektivin, falënderoj tifozët që ishin lojtar i tetë i yni, falënderoj hendbollistet – vashat e mrekullueshme të klubit, falënderoj qytetarët me rrethinë të Istogut, falënderoj shtetin e Kosovës, që më dha nënshtetësinë dhe më bëri të jem gjithnjë e më e lumtur. 

Falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës, falënderoj selektorin e Kosovës, Agron Shabani, që më ftuan në Kombëtaren e Kosovës, vlerësuan lojën dhe kontributin tim.

Kudo që do të shkojë gjithmonë në zemrën time do të jetë KHF Istogu, qyteti i Istogut dhe Kosova.

Image

Tani do të vazhdojë karrierën time si hendbolliste në Francë, së shpejti do të iu njoftojë edhe për klubin e ri.

Edhe sot jam e emocionuar sepse nuk ishte e lehtë të ndahem me klubin që më dha gjithçka dhe me sukseset që arritëm së bashku, kudo isha krenare.

Image

Nuk është e lehtë të ndahesh nga një klub siç është Istogu, më i organizuar në Kosovë, me të gjitha kushtet fantastike, nuk na mungonte asgjë, duke iu falënderuar edhe të papërtueshmit Faruk Shala.

Sot më mungon KHF Istogu, më duket se nuk e kam një pjesë të trupit por kurrë nuk do të harroj periudhën më të bukur që e kalova në KHF Istogu.

Gjithmonë me mendje e me zemër në KHF Istogu dhe në Kosovë. Ju jeni frymëzimi im. Iu falënderoj pamasë, Zoti iu bekoftë, gjithmonë iu dua me suksese KHF Istogu dhe Kosovën. Sukseset tuaja më bëjnë krenar edhe mua sepse jam pjesë e juaj përgjithmonë.

Krejt në fund, falënderoj edhe prindit e mi të artë, që më mbështetën në çdo moment, ishin krahu i djathtë imi, edhe në shumë ndeshje në Kosovë ishin përkrah meje, në tribunat e palestrave sidomos në ndeshjet derbi.

Faleminderit Malësia ime. Ju faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Ujkiq në profilin e saj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat