Islandezet pranojnë dy ndeshjet të Evropës t’i luajnë në Istog

Hendboll

Islandezet pranojnë dy ndeshjet të Evropës t’i luajnë në Istog

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:14
Islandezet pranojnë dy ndeshjet të Evropës t’i luajnë në Istog

Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, konfirmon se dy ndeshjet e Kupës Evropiane në hendboll, do të luhen në konakun e tyre, me ekipin nga Islanda, KA/Por. 

Islandezet pranojnë që ndeshjet t’i luajnë në Istog dhe ato zhvillohen në mes të tetorit. 

“KHF Istogu- KA/Por ?? me 15/16 tetor në Istog.
Istogu të dy ndeshjet e EHF European Cup do t’i zhvilloj në  Istog. 

Si pasojë e gjendjes së renduar epidemilogjike me Covid 19 dhe vështirësive të krijuara për të udhëtuar, pastaj vështirësive për pajisjen me viza udhëtimi, në marrëveshje mes dy klubeve është vendosur që të dy ndeshjet e raundit të 2-të EHF European Cup të zhvillohen në Palestrën e Sporteve të Qytetit në Istog.

Ndeshja e parë zhvillohet më 15 tetor nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e dytë me 16 tetor po ashtu nga ora 18:00”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat