Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Hendboll

Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 00:29
Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”.

Turneun kushtuar heroit Jeton Tërstena e organizon tradicionalisht KH Vushtrria.

Turneu u zhvillua të dielën, ndërsa morën pjesë KH Vushtrria, Besa Famgas, Prishtina e Trepça.

Turneu kushtuar ish-hendbollistit u zhvillua në Samadrexhë.

Në gjysmëfinalen e parë, Besa Famgas e mposhti Vushtrrinë me rezultat 34:20. Gjysmëfinalja tjetër mes Prishtinës dhe Trepçës përfundoi me fitoren e ngushtë, 25:24 të prishtinasve.

Kështu në finale kaluan Besa Famgas e Prishtina. Skuadra kampione, Besa Famgas, fitoi me rezultat 40:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat