Çairi përballet me Feniksin

Hendboll

Çairi përballet me Feniksin

Nga: K.G. Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:45
Çairi përballet me Feniksin

Liga e hendbollit të Maqedonisë së Veriut (femrat) do t’i ketë 15 ekipe në sezonin e ri garues, të ndarë në dy grupe në pjesën e rregullt të sezonit. Edicioni i ri fillon 18 shtator. Skuadra shqiptare Çair do të luajë si mysafire në sfidën e parë kundër Feniksit.

Në Grupin A do të garojnë Kumanova, Çairi, Despina, Gjevgjelia, Pelisteri, Kampion, Kuzman Vardari dhe Phoenix, ndërsa në Grupin B do të garojnë Vardari, Metalurg, Struzhaka, Spartak, Ovçe Pole, Gjorgje Petrov dhe Astibo.

Sipas rregulloreve, katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në finalen e play-off -it, e cila gjithashtu do të luhet në sistemin e grupeve, ndërsa pjesa tjetër do të luajë në play -aut. Pikët nga pjesa e parë e sezonit do të barten në ligat e sapoformuara.

Në javën e parë do të takohen: Feniks - Çair, Kampion - Kumanova, Pelisteri - Gjevgjeli, Kuzman Vardari - Despina, Gjorgje Petrov - Vardari, Metalurg - Spartak dhe Ovçe Pole - Astibo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat