Vëllaznimi gati për Kupën e Evropës, Kastrioti nuk ia liron lojtarët! Flet Luzha

Hendboll

Vëllaznimi gati për Kupën e Evropës, Kastrioti nuk ia liron lojtarët! Flet Luzha

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:22
Vëllaznimi gati për Kupën e Evropës, Kastrioti nuk ia liron lojtarët! Flet Luzha

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova, është gati për sfidën e rrethit të parë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Djelmoshat nga Gjakova do t’i luajnë dy ndeshjet në konak të skuadrës nga Luksemburgu, Handball Kaerjeng.

Kjo është bërë me marrëveshje të dy skuadrave! 

Një sfidë e vështirë për gjakovarët, por shpresojnë në rezultat pozitiv. 

Ndeshja e parë luhet me 11 shtator (18.00) dhe ajo e dyta një ditë më vonë (në orën 17.00). Ndeshjet luhet në palestrën e qytetit Bascharage.

Kryetrajneri i Vëllaznimit, Uran Luzha, shpreson në një paraqitje sa më të mirë.

Luzhës i ka mbetur paksa hatri me Kastriotin e Ferizajt, e cila nuk ka bërë kompromis për t’ia liruar dy lojtarë për garat e evropiane. 

“Jemi të përforcuar jo mjaftueshëm, pasi që Kryesia e KH Kastriotit nuk ju ka dhënë leje Festim Mustafës dhe Jeton Bislimit që të janë pjesë e jona. Prapëseprapë Vëllaznimi shkon për rezultat pozitiv.

Nuk e di pse Kh Kastrioti nuk gjeti kompromis me klubin tonë pasi që dy lojtarët ishin të pajtimit”, tha Luzha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gjakovarët nisën në orët e mesnatës mes të enjtes e të premtes për në Luksemburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat