Vëllaznimi tregon lojë të mirë por mposhtet në Luksemburg

Hendboll

Vëllaznimi tregon lojë të mirë por mposhtet në Luksemburg

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:52
Vëllaznimi tregon lojë të mirë por mposhtet në Luksemburg

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka treguar lojë të mirë por mposhtet me rezultat 32:23 (17.14) nga Handball Kaerjeng e Luksemburgut, në takimin e parë të rrethit të parë të Kupës së Evropës.

Ndeshja u zhvillua në Bascharage të Luksemburgut. 

Gjakovarët luftuan me të gjitha forcat për të nxjerrin rezultat sa më të mirë, por nuk ia dolën, paksa iu mungojë edhe përvoja. 

Image

Formacionet e Vëllaznimit dhe golat në faqen e EHF-it

Kryetrajneri Uran Luzha përkundër humbjes duhet të jetë i kënaqur me këtë paraqitje të djemve të tij në Evropë. 

Hendbollisti Vlladimir Temelkov me 8 gola është më efikasi tek skuadra e Luksemburgut, i ndihmuar nga Milasin Trivic me 8 sosh ndërsa te gjakovarët Ardi Halili shënoi 5 gola. Granit Fana e Alban Haziri 4 sosh, Nesër luhet ndeshja e kthimit në orën 17.00, po në të njëjtin palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat