Vushtrria me disa ndryshime! Parduzi: Nuk do të jetë lehtë për ta mbrojtur titullin e kampionit

Hendboll

Vushtrria me disa ndryshime! Parduzi: Nuk do të jetë lehtë për ta mbrojtur titullin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:47
Vushtrria me disa ndryshime! Parduzi: Nuk do të jetë lehtë për ta mbrojtur titullin e kampionit

Kampionja Vushtrria është gati për edicionin e ri të elitës së hendbollit të Kosovës.

Vashat e Vushtrrisë i futet misionin për mbrojtjen e titullit të kampionit po ashtu edhe të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës.

Kryetrajneri Arben Parduzi tha se ka disa ndryshime në klub, dy lojtare janë larguar e disa kanë ardhur dhe synon që të luftojnë në mbrojtjen e titullit.

Klubi i hendbolli Vushtrria përgatitjeje ka nis me kohë dhe se jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për fillimin  e sezonit që fillon të shtunën.

Jemi mundu qe të përgatitemi sa më mirë për këtë edicion të garave  dhe synimi i KHF Vushtrria është që ta përsërisim suksesin e sezonit të  kaluar ku jemi shpall kampion, por do të mundohemi që ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës.

Për ta mbrojtur titullin e kampion nuk do të jetë lehtë por shpresojmë që me angazhim maksimal të vajzave të cilat japin gjithçka për këtë klub do të arrijmë ta mbrojmë titullin”, thotë Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Parduzi shpreson sa më shpejt që është e mundur të normalizohet gjendja me Covid 19. 

Shpresojmë që do normalizohet situata me Covid dhe ti kemi në palestër tifozët ‘Forca’ që për ne janë lojtari ynë i 8-të në fushë”, tha më tej. 

Vushtrriaset kanë bërë disa ndryshime në klub.

Kemi disa ndryshime në klub sa i përket lojtareve, dy nga lojtaret që kanë shkëlqyer edicionin e kaluar, për shkaqe përsonale më nuk janë pjesë e klubit, Zade Zymberi dhe Luljeta Sopjani, por në klub këtë edicion kanë ardhur disa lojtare me perspektiv në hendbollin e Kosovës, Genta Basholli, Arjeta Maloku, Marigona Sadiku dhe është rikthyer lojtarja me përvojë pivotmenja Florentina Preniqi.

Mendoj që me këto përforcime dhe me lojtaret kryesore që i kemi mbajt në ekip  do kemi fond të mjaftueshëm për këtë edicion të garave!”, ka thënë Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat