Besa Famgas konfirmon ndarjen me Tahirukajn

Hendboll

Besa Famgas konfirmon ndarjen me Tahirukajn

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:55
Besa Famgas konfirmon ndarjen me Tahirukajn

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famgas, konfirmon ndarjen me hendbollistin Drilon Tahirukaj. 

Hendbollisti për dhjetë vite ishte pjesë e klubit me të suksesshëm në Kosovë.

Ai nuk ka trofe vendorë që nuk ka fituar me pejanët, që janë klubi bindshëm më i organizuar në vend.

Bashkëpunimit të gjatë, mbi një dekadë, i erdhi fundi. Aloja Drilon Tahirukaj më nuk është pjesë e klubit tonë. Driloni te ne erdhi si një djalosh premtues dhe po largohet si njëri prej hendbollistëve më të mirë në vend. Së bashku kemi fituar shumë trofe, kemi dominuar hendbollin kosovar dhe kemi bërë hapa në Evropë. 

Kontributi i tij ishte i çmuar, ndërsa rritja e tij si lojtar, falë punës profesionale që bëhet te ne, ishte shumë e madhe.

Faleminderit Drilon. Suksese në karrierën e mëtejme”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat