Trepça gati për sfidën evropiane! Kastrati: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Hendboll

Trepça gati për sfidën evropiane! Kastrati: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:27
Trepça gati për sfidën evropiane! Kastrati: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Klubi me renome i hendbollit Trepça nga Mitrovica, synon paraqitje sa më të mirë në garat e rrethit të parë të Kupës së Evropës.

Mitrovicasit luajnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kundër ekipit nga Izraeli Holon Yuvalim.

Me pajtimin e klubeve ndeshjet do të luhen të dyja në Mitrovicë.

Image

Ndeshja e parë luhet me 18 shtator në orën 19.00.

Trepça ka përparësinë e terrenit dhe synon me lojë të mirë që të kualifikohen në rrethin tjetër. 

Kushtrim Kastrati, prej hendbollistëve më të mirë në vendin tonë, tha se me Trepçën do të orvaten deri në pikën e fundit për të arritur më të mirën dhe t’i gëzojnë tifozët “Torcida”.   

Sa keni njohuri për Holon Yuvalim dhe a shpresoni në rezultat të favorshëm?

“Jemi në vlugun e përgatitjeve por e dijmë që përball kemi një ekip mjaft cilësore. 

Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe po shpresojmë në rezultat pozitiv”, thotë Kastrati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kastrati si përparësi të ekipit mitrovicas e sheh edhe mbrojtjen e fortë.

“Ne kemi një mbrojtje jashtëzakonisht të fortë dhe shpresojmë që me mbrojtje të fortë dhe sulme të shpejta të arrijmë rezultat”, përfundon Kastrati.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat