Besa Famgas godet me dy përforcime nga Mali i Zi

Hendboll

Besa Famgas godet me dy përforcime nga Mali i Zi

Nga: K.G. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 17:14
Besa Famgas godet me dy përforcime nga Mali i Zi

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, godet me dy përforcime nga Mali i Zi.

Synimi i pejanëve është që të paraqiten sa më mirë për garat evropiane, në përballje me Borcin e Banjallukës. 

Skuadra jonë po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri dhe në të njëjtën kohë po kompetohet me lojtarë.

Kemi nënshkruar me dy hendbollistë nga Mali i Zi, alot Balsha Raçiq dhe Denis Shabanoviq.

Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë që do ta ndihmojnë skuadrën për të realizuar synimet që kemi. Kontributi i tyre pritet të jetë i madh edhe në ndeshjet evropiane, që i fillojmë muajin tjetër”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat