Biznesmeni që vdiq, ishte pjesë e nënkampiones së Kosovës  

Hendboll

Biznesmeni që vdiq, ishte pjesë e nënkampiones së Kosovës  

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:10
Biznesmeni që vdiq, ishte pjesë e nënkampiones së Kosovës  

Nënkampionja e Kosovë, klubi i hendbollit Istogu, është e shokuar me lajmin e ikjes në amshim të Isa Osmanaj.
Istogu ka bërë me dije se vite me radhë i ndjeri ishte pjesë e klubit, prej më të organizuarve në vend. 

“Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur Istogas z. Isa Osmanaj në moshën 71 - vjeçare.
Z. Isa Osmanaj për vite me radhë ishte pjesë e KHF Istogu. 

Krijuesi dhe pronari i kompanisë IBOS nga Istogu, si një biznesmen i suksesshme me përvojë të gjatë në fushën e vendimmarrjes dhe të udhëheqjes.

Vite më parë duke parë entuziazmin e udhëheqësve të KHF Istogut për të krijuar një skuadër mirë të organizuar dhe te suksesshme, u bë pjesë e klubit të hendbollit Istogu duke bartur përvojën organizative këshillë-dhënëse për udhëheqesit dhe gjithë  mbështetjen e nevojshme financiare drejt rrugës së suksesit, falë tij dhe kolegëve të tjerë biznesmen të suksesshëm njerëz të sinqertë të urtë e të vullnetit të mirë KHF Istogu u bë klubi më i organizuar, duke u bërë model për Kosovë, i njohur dhe i respektuar edhe në Evropë.

KHF Istogu, bordi udhëheqes, stafi i trajnerëve dhe hendbollistet përjetësisht ju janë mirënjohës për përkrahjen dhe kontributin e dhënë, njëherit familjes Osmanaj i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e kryefamiljarit, prindit, vëllaut z. Isa Osmanaj.
U prehsh në paqe baci Isë”,
shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat