Trepça kthehet në gara evropiane me synim për ta kaluar pengesën e parë

Hendboll

Trepça kthehet në gara evropiane me synim për ta kaluar pengesën e parë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:35
Trepça kthehet në gara evropiane me synim për ta kaluar pengesën e parë

Pas Vëllaznimit edhe Trepça luan në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Por Trepça, për dallim nga skuadra gjakovare, të dy ndeshjet i luan në palestrën “Minatori”. Dhe mitrovicasit shpresojnë të përfitojnë nga ky fakt.

Trepça takohet me skuadrën izraelit, Holon Yuvalim. Ndeshja e parë luhet të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 13:00.

Trepça për herë të parë është dashur të garoj në edicionin 2005/06 të Kupës Sfiduese. Nuk kishte mundur të siguronte vizat për në Rusi dhe EHF-ja i kishte regjistruar tri ndeshjet me rezultat zyrtar, në disfavor të mitrovicasve.

Debutimin në Evropë, Trepça e bëri ndaj skuadrës së suksesshme rumune, Potaissa Turda, më 25 nëntor të vitit 2017.

Me skuadrën rumune i kishte humbur të dy ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Sfiduese. Potaissa Turda atë edicion e kishte fituar Kupën Sfiduese.
Holon Yuvalim nuk është skuadër e atij niveli, por megjithatë ka cilësi. Po ashtu izraelitët së fundi i kanë angazhuar dy lojtarë nga Serbia, ndërsa i kanë edhe dy nga Afrika.

Trajneri i Trepçës, Taib Kabashi ka thënë se përballë kanë kundërshtar të fortë, por do të japin maksimumin për të fituar ndeshjet dhe për të kaluar në raundin e dytë. Sipas tij, Trepça është e mobilizuar për këto ndeshje evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat