Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi referojnë me sukses në Kupën e Evropës

Hendboll

Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi referojnë me sukses në Kupën e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:48
Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi referojnë me sukses në Kupën e Evropës

Gjyqtarët nga Kosova, Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi, sot referuan me sukses në ndeshjen e Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).   

Në Zubri të Republikës së Çekisë, u ballafaquan HV Robe Zubri dhe Apoel, e cila u fitua nga skuadra çeke me rezultat 40:11 (23:1). 

E veçanta e kësaj sfide të rrethit të parë të Kupës së Evropës, është se skuadra Apoel nga Qipro, shënoi vetëm një gol në pjesën e parë, çka do të thotë se është rekord i zi.

Beqiri e Krasniqi u vlerësuan lartë për ndarje të drejtësisë, të cilët në një formë apo tjetrën në Kosovë, nuk e kanë atë trajtimin meritorë.

Dyshja nga Vushtrria, ka shumë ndeshje që po gjykon në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa sonte referuan me autoritet në Zubri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat