Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Hendboll

Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 00:38
Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës.

Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee.

Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.

Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë.

Në kategorinë e dytë daneze, Njoma Zogaj me skuadrën Aalborg fitoi 35:22 ndaj Hadstenit. Zogaj kontribuoi me një gol.

Në kategorinë e dytë zvicerane u paraqitën Mendoline Fetaj ( 2 gola), Dafina Mustafa e Venera Kafexholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat