Shqiptarja shkëlqen në Kampionatin e Francës 

Hendboll

Shqiptarja shkëlqen në Kampionatin e Francës 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:56
Dijana Ujkiq

Hendbollistja shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Dijana Ujkiq, shkëlqeu në fanellën e ekipit Bourg De Peage.

Ujkiq realizoi 5 gola duke e ndihmuar Bourg De Peage që të shënoi fitore në udhëtim, me rezultat 28:26 ndaj Nice-s, në kuadër të javës së dytë të elitës së hendbollit francez.

Është fitorja e dytë rresht për Bourg De Peage, ndërsa Dijana me bashkëlojtare treguan lojë të madhe në këtë përballje.

Bourg De Peage po tregon formë të mirë, në dy ndeshjet e para, ka po aq fitore, e cila në hapje e ka mposhtur me rezultat 37:31 Brest-in dhe mbrëmë Nice-n.. 

Ndryshe, Dijana është pjesë e Kombëtares së Malit të Zi. Bourg De Peage është në vend të katërt me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat