Trepça eliminohet nga Kupa e Evropës 

Hendboll

Trepça eliminohet nga Kupa e Evropës 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:28
Trepça eliminohet nga Kupa e Evropës 

Trepça nga Mitrovica eliminohet në rrethin e parë të Kupës së Evropës. 

Mitrovicasit u angazhuan me takatin që kishin por nuk arritën të nxjerrin rezultat të mirë as në ballafaqimin e kthimit, që u luajt në palestrën "Minatori” në Mitrovicë.

Holon Yuvalim nga Izraeli ka shënuar fitore me rezultat 37:25 ndaj mitrovicasve, duke u kualifikuar më tej, 

Izraelitët e fituan edhe takimin e parë me 29:22 dhe me rezultat të përgjithshëm 66:47 kualifikohen në rrethin e dytë. 

Hendbollistët Agon Bajçinovci me 9 gola e Vlerson Zherkam me 4 sosh, ishin më efikasët në radhët e Trepçës dhe Dejan Pralica me 7 gola tek skuadra izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat