Prof. Jupa: Sjellja e kësaj kryesie të Kastriotit dhe disa kryesive me parë ndaj lojtarëve dhe trajnerëve - poshtëruese

Hendboll

Prof. Jupa: Sjellja e kësaj kryesie të Kastriotit dhe disa kryesive me parë ndaj lojtarëve dhe trajnerëve - poshtëruese

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:23
Prof. Ismet Jupa

Hendbolli ferizajas dikur ishte në piedestalin më të lartë në ish Jugosllavi, shtatë vite në ligën e parë dhe finalist i Kupës.

Suksese këto që e bënin krenar jo vetëm Ferizajn por edhe Kosovën.

Pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, klubi i hendbollit tani me emrin Kastrioti (meshkujt) ishte pesë herë kampion i Kosovës, po ashtu edhe pesë herë fitues i Kupës së Kosovës.

Image

Asgjë nuk ishte e rastësishme, çdo gjë ishte mirë e menduar dhe e planifikuar. 

Prof. Ismet Jupa, ish trajner shumëvjeçar i KH Kastriotit, ish selektor i Kombëtares së Kosovës, tregon se çfarë po ngjan me Kastriotin. 

“Suksesi ishte rezultat i organizimit, kuadrit profesional, lojtarëve dhe kushteve të mira për punë.

Po sot si është gjendja në këtë klub?

Këto vitet e fundit klubi po përballet me vështirësi të mëdha në veçanti ato organizative.

Në të kaluarën por edhe tani krerët komunal në krye të klubit emëruan individ me përcaktime partiake, që as një të mirë nuk ja sollën klubit.

U shpenzuan para të mëdha të taksapaguesve, pa dhanë llogari askujt si u shpenzuan këto mjete. Të gjithë kanë ik nga klubi pa e kryer mandatin me borxhe ndaj lojtarëve dhe trajnerëve.

Si rezultat i sjelljeve të tyre klubi i hendbollit në dy-tri raste u gjend para shuarjes.

Por falë lojtarëve, ish lojtarëve dhe disa dashamirëve të hendbollit klubi i shpëtoj me të keqes.

Sot klubi i hendbollit e ka një udhëheqësi që erdhi në sezonin e kaluar. 

Fillimet e punës së tyre asgjë nuk dallojnë nga udhëheqësit e kaluara.

Po i ceki disa të dhëna që e vërtetojnë këtë çka po them:

Shumë lojtarë më moshën më të mirë u larguan nga klubi. Disa shkuan në klubet tjera, disa nga ta e lanë hendbollin aktiv.

Ajo çka është më e dhimbshmja është largimi i lojtarëve perspektiv, nuk po i ceki arsyet në asnjë rast. Shtrohet pyetja pse po largohen lojtarët nga klubi amë?

Sjellja e kësaj kryesie por edhe disa kryesive me parë ndaj lojtarëve dhe trajnerëve janë sjellje të feudalëve – poshtëruese.

Poshtërimin nuk e duron askush. Në klub gjithnjë ka probleme. Ato zgjidhen me mbledhje zyrtare, me pjesëmarrje të trajnerëve dhe përfaqësuesit të lojtarëve në klub, e jo në koluare si po vepron kjo udhëheqje.

Një udhëheqje normale nuk punon – vepron pa rregullore, pa akte normative, planifikon – programon, i pajis lojtarët e trajnerët me kontratë e shumë gjëra të tjera që direkt lidhen me ngritjen e suksesit në klub.

Me keqardhje ju them juve të nderuar Bord – Kryesi, ju nuk keni ide çka është klubi dhe si udhëhiqet një klub me traditë. I bëjë thirrje udhëheqjes (kryetarit) komunale që sa më parë që është e mundur t’i largoj këta njerëz nga klubi. Në të kundërtën gjërat në klub do të shkojnë keq e më keq”, thotë prof. Jupa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat