Muqolli: Jemi gati të startojmë, besojmë në fitore ndaj Prishtinës

Hendboll

Muqolli: Jemi gati të startojmë, besojmë në fitore ndaj Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:11
Muqolli: Jemi gati të startojmë, besojmë në fitore

Prishtina - Besa Famgas, është derbi i javës së parë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Prishtina kërkon që pikët të mbesin në kryeqytet, ndërsa kampioni synon fitore në hapje.

Ndeshja luhet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Hendbollisti i Besës, Yll Muqolli, tha se janë mirë të përgatitur dhe beson e shpreson se do të startojnë me fitore. 

“Kemi pasur një përgatitje mjaft të mirë duke marr parasysh se skuadra ka luajtur disa ndeshje miqësore dhe jemi në kulmin e përgatitjeve.

Mendoj që jemi gati të startojmë nesër në kampionat duke filluar me fitore”, tha Muqoll për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat