Shabani premton maksimumin ndaj Besës: Kemi analizuar pikat e dobëta të rivalit 

Hendboll

Shabani premton maksimumin ndaj Besës: Kemi analizuar pikat e dobëta të rivalit 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:39
Shabani premton maksimumin ndaj Besës: Kemi analizuar pikat e dobëta të rivalit 

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, nesër (19.00) do të ballafaqohen dy skuadrat më të mira të Superligës së Kosovës, Prishtina dhe kampioni në fuqi Besa Famgas nga Peja.

Pejanët janë mobilizuar për fitore, ndërsa Prishtina përveç që ka përparësinë e fushës, shpreson se me një lojë të mirë do të dalin me rezultat pozitiv.

Hendbollisti i Prishtinës, Lulzim Shabani, shprehet se janë të përgatitur për derbi dhe premton maksimumin.   

“Për sfidën me Besën mendoj që jemi përgatitur mjaftueshëm duke e ditur faktin që kemi pasur një fazë mjaft të mirë përgatitore si në fazën fizike po ashtu edhe teknike e taktike. 

Kemi ndryshime të mëdha në klub në këtë sezon më shume lojtarë të rinj të cilët premtojnë në të ardhmen.

Sa i përket ndeshjes me Besën nesër do të jemi rival të denje deri në fund të ndeshjes.

Kemi zhvilluar disa lojë miqësore me ta dhe kemi analizuar pikat e dobëta të tyre, ku mendoj që do te na shërbejnë shumë për të arritur deri të fitorja”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat