Lajm i hidhur, vdes në moshë të re sportisti i Kosovës

Hendboll

Lajm i hidhur, vdes në moshë të re sportisti i Kosovës

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:18
Lajm i hidhur, vdes në moshë të re sportisti i Kosovës

Lajmi i hidhur për Vushtrrinë dhe sportin në përgjithësi të Kosovës, vdes në moshë të re ish hendbollisti Valmir Meholli.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit të hendbollit Vushtrria. 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të ish - hendbollistit tonë Valmir Meholli. 

Image

Klubi ynë dhe lojtarët i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Meholli.

U prefsh në paqe shoku ynë Valmir”, shkruan në faqen e klubit vushtrrias. 

“Meholli humb jetën në aksident komunikacioni”, njofton për gazetën "Bota sot" Fatmir Gubetini, ish kryetar i KH Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat