Besa Famgas fiton me 6 gola dallim ndaj Prishtinës! Kastrioti bindshëm ndaj Drenicës  

Hendboll

Besa Famgas fiton me 6 gola dallim ndaj Prishtinës! Kastrioti bindshëm ndaj Drenicës  

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:28
Besa Famgas fiton me 6 gola dallim ndaj Prishtinës! Kastrioti bindshëm ndaj Drenicës  

Besa Famgas e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në kuadër të xhiros së parë të Superligës, Besa Famgas të enjten mbrëma në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës, 40:34.

Që në pjesën e parë pejanët u shkëputën në rezultat. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 21:11 për Besën. Epërsia e Besa Famgas nuk u rrezikua në pjesën e dytë.

Përgjegjësia te Besa ishte e ndarë te shumë lojtarë. Kështu nga 5 gola i shënuan Nikola Prce e Kastriot Jupa.

Ndërsa nga 4 i kishin Egzon Gjuka, Jon Muqolli, Balsha Raçiq, Jon Vokshi, Denis Shabanoviq e Arbios Mushkolaj.

Te Prishtina, Oltion Beshiri e Agon Bajqinovci i shënuan ga 8 gola. Nga 5 i kishin Vlerson Zherka, Rron Ramadani e Lulzim Shabani.

Të enjten u luajt edhe ndeshja Drenica – Kastrioti.

Fitore shënoi skuadra ferizajase me rezultat 35:24. Festim Mustafa i shënoi 7 gola për Kastriotin, ndërsa 6 i kishte Adonit Isufi. Te Drenica u dallua Besim Dubovci me 11 gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat