Istogu mezi fiton ndaj Prishtinës, falë golit në sekondat e fundit

Hendboll

Istogu mezi fiton ndaj Prishtinës, falë golit në sekondat e fundit

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:56
Istogu mezi fiton ndaj Prishtinës, falë golit në sekondat e fundit

Istogut i ka takuar derbi i javës së dytë të Superligës së hendbollisteve.

Të shtunën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 29:28. Madje golin e fitores, Istogu e ka shënuar në minutën e fundit të takimit. Ishte Esma Muratoviq që shënoi për rezultatin përfundimtar, 29:28.

Muratoviq ka shënuar 15 gola ndaj Prishtinës. Me pritje është shquar Blerta Ahmetxhekaj. Fitoren e ka ndihmuar edhe Anja Bojaniq me 6 gola.

Te Prishtina u dallua Aida Stagova me 8 gola. Nga 4 i shënuan Ivana Bojoviq, Melike Ipqi e Shkurta Mehmeti.
Ndeshja nisi më mirë për vendaset, por Prishtina u kthye shpejtë. Deri në fund të pjesës së parë në epërsi të lehtë ishte Istogu. Pas 30 minutave rezultati ishte 14:12. Shpejtë epërsia u ngrit në 16:12, kurse në minutën e 39-të rezultati u barazua në 18:18. 19:18 ishte epërsia e parë e Prishtinës (39’). Më pas u luajt për secilin gol, ndërsa në epërsi prej një goli ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.

Në minutën e 55-të, Prishtina u shkëput në dy gola, 27:25. Rezultati u barazua në 27:27, ndërsa prishtinaset ishin në epërsi 28:27. Por Istogu më pas realizoi edhe dy gola për fitoren dramatike. Tetë golat e fundit për Istogun i shënoi Muratoviq.

Për Istogun ishte fitorja e dytë rresht. Për Prishtinën humbja e parë.

Të shtunën janë luajtur edhe ndeshje tjera të javës së dytë. Kampionia aktuale, Vushtrria ka fituar derbin lokal ndaj Samadrexhës me rezultat 43:17. Ferizaj fitoi 33:23 ndaj Jusuf Gërvallës, ndërsa Shqiponja e mposhti Ulpianën me 31:26..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat