Shqiponja largohet me fitore nga Samadrexha

Hendboll

Shqiponja largohet me fitore nga Samadrexha

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 22:49
Shqiponja largohet me fitore nga Samadrexha

Shqiponja e Gjakovës ka fituar në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielën, Shqiponja fitoi 35:32 ndeshjen ndaj Samadexhës.

Takimi është luajtur në palestrën në Samadrexhë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për gjakovaret.

Vetën në fazën finale të ndeshjes Shqiponja ka bërë shkëputjen në rezultat.

Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 17 gola. 6 i shënoi Shpresa Fazlija. Arlinda Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën. 7 i kishte Fatime Basholli.

Shqiponja është e gjashta me 4 pikë. Samadrexha renditet e nënta me 2 pikë.

Fitoren e parë në Superligë e shënoi Vjosa. Në ndeshjen e luajtur në Shtime, Vjosa fitoi ndaj Dritës me rezultat 31:8.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat