Superliga e ka emrin vetëm Superligë në hendboll!? Vushtrria fiton me 74:16

Hendboll

Superliga e ka emrin vetëm Superligë në hendboll!? Vushtrria fiton me 74:16

Nga: K.Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:31
Superliga e ka emrin vetëm Superligë!? Vushtrria fiton me 74:16

Superliga e Kosovës në hendboll (femrat) pothuajse u bë për turp, ndryshe nuk mund të quhet me rezultate të tilla e pa fije rivaliteti mes ekipeve, siç ndodhi në ballafaqimin mes Vushtrrisë dhe Dritës nga Gjilani. 

Vushtrria ka shënuar fitore me rezultat 74:16 ndaj Dritës apo me 58 gola epërsi në kuadër të javës së 4-të. Pjesa e parë përfundoi me 37:7.

Edhe në basketboll shumë herë nuk bien 74 pikë, e në hendbolli 74 gola.

Lorena Matarova shënoi 15 gola, Gentiana Basholli 13, Donita Kasumi 12, Kosovare Avdiu 10, Burneta Rama 10, duke kontribuar për fitoren e thellë.

Vushtrria kryeson me 8 pikë dhe Drita është në fund me 0 pikë. 

Një Superligë me 12 ekipe, ku 50 për qind e skuadrave dallojnë shumë me 50 për qind të skuadrave tjera.

Kjo është antipropagandë e hendbollit! Edhe dje u shënua një rezultat i zi por të kadetet, Istogu e mposhti me 25:0 Ulpianën!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat