Shala: Të mendohet për një organizim më cilësorë të Superligës së Kosovës!

Hendboll

Shala: Të mendohet për një organizim më cilësorë të Superligës së Kosovës!

Nga: K.G. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:31
Shala: Të mendohet për një organizim më cilësorë të Superligës së Kosovës!

Veprimtari i shquar i hendbollit, Hasan Shala, është i habitur me rezultatin e ndeshjes Vushtrria dhe Drita nga Gjilani, ku vushtrriasit fituan me rezultat 74:16. 

Ai thotë se Superliga e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave do një organizim më të mirë. 

“Është për kokë dhimbje ky rezultat!

Deshëm s’deshëm të pranojmë ky është realiteti i hidhur i cilësisë së ekipeve në SLF të Kosovës!
Mbytja e kundërshtarit me këte rezultat nuk është bash e shëndetshme as për fituesin e ndeshjes!

Është koha e fundit të mendohet për një organizim më cilësorë të Superligës së Kosovës!”, komenton Hasan Shala.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat