Muhaxheri publikon listën për sfidat me Sllovakinë, Slloveninë dhe Ukrainën

Hendboll

Muhaxheri publikon listën për sfidat me Sllovakinë, Slloveninë dhe Ukrainën

Nga: K.G. Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 14:47
Kombëtarja e Kosovës U-21

Hendbollistët e kombëtares së Kosovës U-21 stërviten me përkushtim që të jenë sa më të gatshëm për sprovat shumë të vështira që i presin në Sllovaki. Nga data 5-9 janar në qytetin Hlohovec do të zhvillohen ndeshjet e grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2017 që mbahet në Rusi. Kosova është në grup shumë të fortë, me Slloveninë, Ukrainën dhe nikoqirin Sllovakinë. Kryetrajneri Fatmir Muhaxheri ka caktua listën e lojtarëve të cilët do te jenë në përgatitjet 7-të ditore deri me datën 4 janar. “Djelmoshat e rinj të Kombëtares U-21 do të ushtrojnë dy herë në ditë, duke e ditur se gjenden ne një grup të fortë dhe konkurrenca për vendin e parë do te jetë shumë e fortë, ku Sllovenia llogaritet favorit absolut”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.  Muhaxheri ka ftuar këtë lojtarë: Portierë: Liridon Esati (TSG Wiesloch - Gjermani), Arti Luzha (Vëllaznimi), Haris Berisha (Besa Famiglia) dhe hendbollistë: Rinor Avdulli (GC Amicitia Zürich - Zvicër), Atdhe Basholli (Trepça), Albi Gjuka (Prishtina), Labinot Gubetini (Vushtrria), Alban Haziri (Zhegra), Egzon Lluka (Vëllaznimi), Amar Mujka (Trepça), Jon Muqolli (Besa Famiglia), Festim Mustafa (Kastrioti), Rron Ramadani (Kastrioti), Drenit Tahirukaj (Besa Famiglia), Luigj Quni (GC Amicitia Zürich - Zvicër), Etrit Xhafolli (SG VTB/Altjührden -Gjermani). Me 6 janar, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë (në orën 18.00) me Sllovakinë, pastaj (me 7 janar, 16.00) ndeshet me Slloveninë dhe me (8 janar, 16.00) me Ukrainën. Tri sfida, secila më e vështirë se tjetra, por Muhaxheri do të orvatet që të befasojë dhe të dalë me sa më shumë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat