Katër lojtarë të vijës, pak si tepër! - Bota Sot
Katër lojtarë të vijës, pak si tepër!

Hendboll

Katër lojtarë të vijës, pak si tepër!

Nga: Enis Kastrati Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 19:36
Enis Kastrati

Debate

Nuk ka ndeshje të lehta në rrafshin ndërkombëtar. Secila ndeshje ka specifikat e saja!  Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve,  pa dyshim se është para dy ndeshjeve të vështira dhe me të njëjtin kundërshtar, Estoninë. Ndeshjet luhen në janar, e para me 4 janar në Gjakovë dhe tjetra pas katër ditëve. Kosova kërkon pikën tjetër pas asaj që fitoi me Turqinë, në grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Tani takohen me një Estoni që ka ekip jashtëzakonisht të mirë për ne. Por kombëtarja jonë duhet të futet që nga sekonda e parë e deri te e fundit që ta kontrollojë sa më shumë lojën dhe mos t’i lejojë kundërshtarit që t’ia diktojë ritmin.  Të gjithë e dimë se do të jetë përballje e fortë, kur dihet se nuk ka kombëtare të dobëta. Estonia i ka disa individ që janë pjesë edhe ekipeve të Bundesliga I, gjithashtu selektori ynë nuk ka mundur të llogaritë në disa hendbollist, por shpresoj që do të mund të arrijnë te komponojnë ekipin sa me kompetitiv. Të gjithë duan rezultat pozitiv, sepse do të ishte më e mira dhe një pasqyrë edhe për vetë hendbollin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat