Estonia me shumë të (pa) njohura për Kosovën!

Hendboll

Estonia me shumë të (pa) njohura për Kosovën!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 janar 2017 Në ora: 19:31
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës ka ndër sfidat më të vështira me Estoninë, në takimin që luhet nesër në orën 19.30 në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Atmosfera është e mirë në kampin e kombëtares së Kosovës, por të matur në përballje me estonezët. Djelmoshat janë të mobilizuar në çdo aspekt dhe kanë njohuri për kualitetet e kundërshtarit. Estonia konsiderohet si ekip e papërshtatshme, por jo edhe e pamposhtur. Hendbollistët tanë janë të motivuar deri në pikën e fundit pas barazimit në kryeqytet me rezultat 24:24 me Turqinë dhe kërkojnë edhe pikën e radhës. Palestra e sportit në Gjakovë pritet të mbushet me shikues dhe të jenë edhe aleati më i madh për hendbollistët tanë që të bëjnë çka është e mundur për të shënuar fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Europian 2020.  Kosova është në grupin B me Turqinë dhe Estoninë.  Për Estoninë është ndeshja e parë në këtë fazë kualifikuese, kurse për Kosovën e treta, pasi deri më tash ka një barazim (24:24) e një humbje (26:22) nga Turqia. Hendbollisti Lindrit Fetahu tha se janë mirë të përgatitur dhe premton maksimumin kundër Estonisë. Fetahu është i matur sa i përket synimeve, por sipas tij do të orvaten të japin më të mirën për të nxjerrë rezultat të favorshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat