Humbje e thellë e Kosovës

Hendboll

Humbje e thellë e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2017 Në ora: 21:27
Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka pasur paraqitje të zbehtë në ballafaqim me Estoninë, duke  pësuar me rezultat të thellë 31:17 (13:7), në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pritej paraqitje më e mirë e djelmoshave tanë, por me lojë i zhgënjyen tifozët e pranishëm në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. Kjo është humbja e dytë e Kosovës dhe ka vetëm një barazim, duke u renditur në vend të tretë me 1 pikë, ndërsa Turqia kryeson me 3 pikë, dhe Estonia është në pozitën e dytë me 2 sosh.

Hendbollisti Jurgen Rooba me 8 gola ka qenë më i mirë te Estonia dhe Valon Dedaj me pesë sosh te Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat