Sllovenia e para, por ku renditet Kosova? - Bota Sot
Sllovenia e para, por ku renditet Kosova?

Hendboll

Sllovenia e para, por ku renditet Kosova?

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:25
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve për grup-moshën U21 mbylli garat me humbje ne turneun kualifikues për Kampionatin Botëror 2017, pasi humbi përballjen me rezultat 32:22 moshataret e tyre nga Ukraina.

Djelmoshat tonë edhe përkundër angazhimit ishin te pafuqishëm ndaj skuadrës shtatlartë nga Ukraina. Loja ishte paksa më e zbehtë se ne dy ballafaqimet e para me Sllovakinë dhe Slloveninë, por duhet kuptuar sepse ti zhvillosh tri lojë rresht brenda tri dite kjo ishte ngarkesë e madhe.

Marr në përgjithësi me lojën e treguar gjatë tri ditëve duhet te jemi te kënaqur, mirëpo jo edhe me rezultat, ngase ka mundur te jetë ma i mirë, por nganjëherë rrethanat vendosin mbi rrjedhat e ndeshjeve

Kombëtarja e Sllovenisë pasi fitoi ndeshjen ndaj Kombëtares së Sllovakisë me rezultat 20:17 u kualifikua në garat e Kampionatit Botërorë 2017. Sllovenia U-21 zuri vendin e parë e 6 pikë në grupin 4, Kosova U-21 e fundit me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat