Eh, sikurse të luanin në Gjakovë si në Estoni! - Bota Sot
Eh, sikurse të luanin në Gjakovë si në Estoni!

Hendboll

Eh, sikurse të luanin në Gjakovë si në Estoni!

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:27
Pamje nga një ndeshje kur intonohet himni

Kombëtarja e Kosovës në Polva të Estonisë zhvilloi ndeshjen e fundit në kualifikimet për EURO 2020 pasi humbi përpalljen e fundit nga Estonia me rezultat 27:23(14:10). Pas një loje të barabartë e cila u humb fatkeqësisht në dy minutat e fundit, pasi tek rezultati 24:23 nuk ja dolën të shënojnë dhe humbi rasti për rezultat pozitiv. Duhet theksuar se djelmoshat kosovarë treguan angazhim te pashoqë dhe me përpikëri zbatuan këshillat e përzgjedhësit Taip Ramadani, dhe treguan se humbja e parë ne Gjakovë ishte e momentit të dobët, dhe kjo është tejkaluar, për çka djelmoshat meritojnë lëvdata.
Portieri Curri mbrojti shumë gjuajtje, Dedaj organizoi lojën shkëlqyeshëm, ne mbrojtje u dalluan Jupa, Haxhimusa, Ahmeti, efikas ishin Fetahu, Terziqi...
Pas ndeshjes Juria profesionale shpalli lojtarin më të mirë në radhët e Kosovës portierin Arbër Curri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat