Skandal: Sportistët tanë në kufi i zbritën nga autobusi policia serbe...

Hendboll

Skandal: Sportistët tanë në kufi i zbritën nga autobusi policia serbe...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 janar 2017 Në ora: 15:56
Kombëtarja e Kosovës U-21

Policia serbe ka pasur sjellje të turpshme ndaj hendbollistëve të kombëtares së Kosovës U-21.  Ata janë maltretuar në Horgosht të Suboticës, para se të kalojnë për në Hungari. Arsyeja e këtij maltretimit ka qenë se djelmoshat tanë ishin të veshur me uniformën e Kosovës dhe kjo i ka nevrikosur shumë policët serbë sidomos një farë Rakiqi, kur i ka i zbritur djelmoshat tanë nga autobusi.  “Shumë dramatike ka qenë dhe afër incidentit të madh në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, kur polici Rakiq (me prejardhje nga Kosova) maltretoi dhe u mundua që të ndalon shkuarjen e Kombëtares sonë në Sllovaki, me preteks se simbolet e Kosovës nuk guxojnë të defilojnë nëpër Serbi në uniformat sportive. Por këmbëngulja dhe mospërfillja e urdhrave të tij nga ana e udhëheqjes se rrugës së FHK-së, gati sa erdhi te incidenti shumë i madh. Por falë Zotit, dhe ndërhyrjes së tjerë zyrtar nga policia serbe u evitua më e keqja. Kur ti shtohet acari qe mbretëronte dhe rrugët e vështira, mendojnë se djelmoshat tanë dhanë maksimumin si në fushën sportive por edhe atë politike”, ka thënë një burim brenda kombëtares së Kosovës për gazetën ‘Bota sot”.

Në pyetjen drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, lidhjen me maltretimin në kufirin Serbi-Hungari, ai e ka pranuar se kjo ka ndodhur dhe fatmirësisht nuk kalojë me ndonjë incident të rëndë. Nga ana tjetër, në acarin e fillim vitit FHK-në e gjetën dy aktivitete të cilat përveç peshës sportive e rënduan edhe dy segmente tjera, problemet politike dhe ngrica dhe acari. Derisa Kombëtarja e Kosovës luajti në Talin dhe humbi minimalisht, e përcjelli problematika e ‘borës ballkanike’ sidomos bllokimin e aeroportit të Stambollit, çka edhe ndodhi tek mbetja e Kombëtares në Talin, por me kujdesin maksimal të FHK-së dhe Federatës Estoneze. Mirëpo, më e rëndë ishte paraqitje e Kombëtares U-21 në kualifikimet për Kampionatin Botëror për grup-moshën U-21 në Sllovaki, pasi fillimisht kishin problem me simbolet e shtetit të Kosovës, ngase ministria e Jashtme e Sllovakisë nuk pranon që Kosova të paraqitet me simbole. Por, me këmbënguljen e zyrtarëve të FHK-së dhe mirëkuptimin e EHF-it Kosova u paraqit me simbole duke thyer tabut e Sllovakisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat